Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të programeve ofruar nga Universiteti Polis

Në datat 23-24 Shkurt 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të 2 (dy) programeve të studimit, Master Profesional në "Arkitekturë Dixhitale", dhe Master Profesional në "Planifikim Territori dhe GIS", të ofruara nga Universiteti Polis.

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë, për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Universitetit Polis, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.

2