Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të programeve të studimit ofruar nga Universiteti "Barleti"

Në datat 23 - 28 Shkurt 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të 3 (tre) programeve të studimit Diplomë Profesionale në "Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK", Bachelor në "Shkenca Politike", dhe Master i Shkencave në "Studime Europiane me profil Politika Europiane dhe Administrim Publik", të ofruar nga Universiteti "Barleti".

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga 2 (dy) ekspertë, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Universitetit "Barleti", ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.

WhatsApp Image 2023 02 28 at 11.28.55 AM