Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të programit Bachelor në "Gjuhë Greke" me profile: gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek; përkthim dhe interpretim ofruar nga Universiteti i Tiranës

Në datat 22-23 Shtator 2022 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm realizoi vizitat në kuadër të akreditimit të programit Bachelor në "Gjuhë Greke" me profile: gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek; përkthim dhe interpretim ofruar nga Universiteti i Tiranës. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 2 ekspertë vendas, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit.

Vizitat u kryen në ambjentet e Fakultetit të Gjuheve të Huaja, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e hartuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.