Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të programit Diplomë Profesionale në "Gjeodezi" ofruar nga Kolegji Profesional i Tiranës

Në datat 9 - 10 Mars 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të programit të studimit, Diplomë Profesionale në "Gjeodezi", ofruar nga Kolegji Profesional i Tiranës.

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë për programin e studimit, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Kolegjit Profesional i Tiranës, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.

2