Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 100, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMIK-MBA”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 100, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMIK-MBA”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Ekonomik-MBA”
Cikli i studimit: Cikli i dytë
Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 197, datë 28.05.2013
Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite / 4 Semestra
Kredite (ECTS): 120 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Shqip
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

Programi i studimit Master i Shkencave në “Ekonomik-MBA” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.  
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Master i Shkencave në “Ekonomik-MBA” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
Institucioni duhet të marrë masa që të plotësojë rekomandimet si më poshtë:
  • Të rriten marrëdhëniet e bashkëpunimit me institucione homologe jashtë vendit.
  • Të përmirësohet numri dhe pesha e stafit akademik efektiv me tituj/grada.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË