Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 139, datë 18.02.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JO PUBLIKE "WISDOM UNIVERSITY"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 139, datë 18.02.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT
TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JO PUBLIKE "WISDOM UNIVERSITY"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për Shkollën e Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University”.

VENDOSI

1.      Shkolla e Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University” i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 355, datë 25.09.2015.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për Shkollën e Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit Institucional sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 355, datë 25.09.2015.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, Shkolla e Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University”, të akreditohet.

4.      Të gjithë aspektet që lidhen me kushtet e mëparshme do të monitorohen në vijim nga APAAL dhe KA, përmes raportimit nga institucioni dhe verifikimit në vend përgjatë vitit aktual akademik 2015 – 2016 dhe për vitin e ardhshëm 2016 – 2017.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË