Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 175, datë 07.07.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI GJUHË ANGLEZE PËR ARSIMIN E MESËM”, TË SHLUP“HËNA E PLOTË”, (BEDËR)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 175, datë 07.07.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI GJUHË ANGLEZE PËR ARSIMIN E MESËM”, TË SHLUP“HËNA E PLOTË”, (BEDËR)

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi gjuhë angleze për arsimin e mesëm”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 10, datë 16.01.2012

d)     Institucioni që e ofron:ShLUP “Hëna e Plotë”, Bedër

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 91 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi gjuhë angleze për arsimin e mesëm” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit të dytësi dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv, me rekomandimet si më poshtë:

a.       Programi i studimit ti nënshtrohet procesit të riorganizimit dhe përshtatjes sipas kërkesave të Ligjit Nr. 80/2015  “Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL”.

b.      Institucioni të sigurojë marrëveshje bashkëpunimi në funksion të programit të studimit me Institucione vendase të arsimit të lartë që ofrojnë programe të fushës së mësuesisë.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Mësuesi gjuhë angleze për arsimin e mesëm” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË