Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 206, datë 18.11.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “NGRITJE DHE ZHVILLIM I SIPËRMARRJES NË SEKTORIN E TURIZMIT”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” TIRANË DHE U

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 206, datë 18.11.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “NGRITJE DHE ZHVILLIM I SIPËRMARRJES NË SEKTORIN E TURIZMIT”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ALMA MATER” BOLONJË, ITALI 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin  e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit” për Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë /  ”Master universitario di primo livello in Start up di Impresa nel settore turistico” për Universitetin “Alma Mater” Bolonjë, Itali
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencave Nr. 433, datë 12.11.2015
d)      Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë/ Universiteti “Alma Mater” Bolonjë, Itali
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
g)      Kredite (ECTS): 60 ECTS
h)      Forma e studimit: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: Diplomë e Përbashkët midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe Universitetit “Alma Mater” Bolonjë, Itali
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”/ “Master universitario di primo livello in Start up di Impresa nel settore turistico” i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Institucioni duhet të ndërmarrë një vlerësim tërësor për këtë program studimi si dhe në raport me kërkesat e tregut të punës.

b.      Strategjia e Institucionit duhet të përditësohet me elementë që lidhen edhe me këtë fushë të ekonomisë të integruar rishtazi në këtë Institucion.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”/ “Master universitario di primo livello in Start up di Impresa nel settore turistico” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për programin e studimit Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”/ ”Master universitario di primo livello in Start up di Impresa nel settore turistico” duhet të sigurojë që standardet e cilësisë, mbi bazën e të cilave është dhënë vlerësimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit.

5.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË