Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 42 datë 02.10.2009 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 42 datë 02.10.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (DR) në:
1. DR në ARKITEKTURË -URBANISTIKË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë në: Arkitekturë - Urbanistikë, të kërkuar nga Fakulteti i Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Arkitekturë - Urbanistikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv me sugjerimin që programi i paraqitur të realizojë një fokusim më të mirë në objektivat formuese të projektimit arkitektonik dhe projektimit urbanistik si dhe lidhja e marrëveshjeve institucionale me partneret.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Arkitekturë - Urbanistikë” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT