Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 535, datë 08.05.2014 Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 535, datë 08.05.2014
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:


1.   MENAXHIM ARSIMI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master Profesional në “Menaxhim Arsimi”, të kërkuar nga SHLUP “Luarasi”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim Arsimi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Stafi i mësimdhënies nuk ka formimin e përshtatshëm për të realizuar këtë program studimi.

§  Mungon studimi i tregut të punës i cili të tregojë se sa i nevojshem është ky program studimi dhe mungojnë aktorët e mundshëm për kryerjen e praktikës profesionale që kanë një rëndësi të madhe në formën e aplikimit të njohurive të marra në këtë program.

§  Nuk janë përcaktuar kritere të pranimit të aplikantëve në këtë program dhe degët sipas të cilave mund të bëhet pranimi.

§  Programi i studimi përmban module të cilat janë të ngjashme me nivelin Bachelor.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Menaxhim Arsimi
                                                          të mos hapet



KËSHILLI i AKREDITIMIT