Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 541, datë 08.05.2014 Për rishikimin dhe një ndryshim në VKA Nr. 522, datë 18.07.2013

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 541, datë 08.05.2014
Për rishikimin dhe një ndryshim në VKA Nr. 522, datë 18.07.2013


1.   Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
a.    PROJEKTUES I ARKITEKTURAVE TË QËNDRUESHME
b.    ARKITEKTURË INTERIERE
c.    ARKITEKTURË INDUSTRIALE
d.    PEISAZHI I TERRITORIT URBANISTIK DHE LOGJISTIK

Këshilli i Akreditimit rishikon Vendimin Nr.522, datë 18.07.2013, për hapjen e Programeve të reja të studimit Master Profesional, të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Marin Barleti”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, dhe arrin në përfundimin se, në vendimin e mëparshëm ka dhënë një vlerësim negativ mbështetur në interpretime ligjore që nuk është kompetencë e tij. Për këtë arsye ky vendim rishikohet dhe mbështetur në përmbushjen e standardeve dhe kritereve akademike e Institucionale, jep vlerësimin përfundimtar si më poshtë:

§  Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Projektues i arkitekturave të qëndrueshme”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
§  Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Arkitekturë interiere”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
§  Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Arkitekturë industriale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
§  Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Peisazhi i territorit urbanistik dhe logjistik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.   Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc) në:
§  SOCIOLOGJI E ZHVILLIMIT KOMBËTAR


Bëhet korrigjimi në emërtimin e programit të studimit, duke zëvendësuar fjalën “KOMBËTAR” në “KOMUNITAR”.
Si përfundim Këshilli i Akreditimi rekomandon hapjen e programit të studimit me emërtimin Master i Shkencave në “Sociologji e Zhvillimit Komunitar”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Sportit:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Projektues i arkitekturave të qëndrueshme: Diplomë e përbashkët me Instituti Nacional i Arkitekturës, Romë, Itali (IN/ARCH) dhe ShLUP “Marin Barleti”.
                                                          Kohëzgjatja: 1 vit akademik/18 muaj
                                                          ECTS: 60
                                                          Forma e studimit: Kohë e plotë/ Kohë e pjesshme
                                                          të hapet



Programet e Studimit:                       Mastera Profesional në:
1.   Arkitekturë interiere
2.   Arkitekturë industrial
3.   Peisazhi i territorit urbanistik dhe logjistik

                                                          Kohëzgjatja: 1 vit akademik/18 muaj

ECTS: 60
Forma e studimit: Kohë e plotë/ Kohë e pjesshme
të hapet

Me kushtin që në këto programe studimi të pranohen vetëm studentë që zotërojnë një diplomë të ciklit të dytë (Master Shkencor) në fushën përkatëse.

Programi i Studimit                           të hapet me emërtimin e korrigjuar Master i Shkencave në “Sociologji e zhvillimit komunitar”

KËSHILLI i AKREDITIMIT