REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 61, datë 29.06.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E TRE PROGRAMEVE TË PËRBASHKËTA TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”; MASTER PROFESIONAL NË “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE”, NË PROGRAMIN E PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT, ME TRE PROFILE: “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, DHE “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ERASMUS”, HOLLANDË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi riorganizimin e tre programeve të përbashkëta të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”; Master Profesional në “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe Master Profesional në “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit” me tre profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, ky i fundit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit” me tre profile:
- Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS,
- Strehim dhe Zhvillim Toke
- Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Aktet e hapjes/riorganizimit/akreditimit:
- VKM Nr. 406, datë 26.05.2010 “Për hapjen e programeve të reja të studimeve në Shkollën e Lartë Private "Universiteti Polis", Tiranë”
- Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 588, datë 20.12.2010 “Për miratimin e riorganizimit të programeve të studimit të Shkollës së Lartë Private “POLIS””
- Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 250, datë 14.06.2013 “Për akreditimin e programeve të studimit që përfundojnë me Diplomat Universitare “Bachelor”, “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”, të Universitetit “POLIS””
d) Institucioni që e ofron: Universiteti “POLIS” dhe Universiteti “Erasmus”, Hollandë
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Planifikimit Mjedisit dhe Menaxhimit Urban, Universiteti “POLIS” dhe Instituti për Studime të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Universiteti “Erasmus”, Rotterdam, Hollandë
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
g) Kredite (ECTS): 90 ECTS
h) Forma e studimi: me kohë të pjesshme
i) Programi i studimit ofrohet nga: Universiteti “POLIS” dhe Universiteti “Erasmus”, Roterdam, Hollandë
j) Diploma që lëshohet: Diplomë e përbashkët Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit” me tre profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, lëshuar nga Universiteti POLIS dhe Universiteti Erasmus, Hollandë.
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Vlerësimin pozitiv për riorganizimin e tre programeve të përbashkëta të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”; Master Profesional në “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe Master Profesional në “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit” me tre profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, të Universiteti “POLIS” me Universitetin “Erasmus”, Hollandë.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, riorganizimin e tre programeve të përbashkëta të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”; Master Profesional në “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe Master Profesional në “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit” me tre profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, të Universiteti “POLIS” me Universitetin “Erasmus”, Hollandë, me elementët e mësipërm.