Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 67/1,datë02.11.2015 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER I SHKENCAVE NË “KONTABILITET DHE FINANCË”, ME PROFILE “MENAXHIM FINANCIAR”; “KONTABILITET”; “TAKSIMI DHE LI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 67/1,datë02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER I SHKENCAVE NË “KONTABILITET DHE FINANCË”, ME PROFILE “MENAXHIM FINANCIAR”; “KONTABILITET”; “TAKSIMI DHE LIGJI”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 67, datë 27.07. 2015 për ” Akreditimin e programit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Financë”, me profile “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”; “Taksimi dhe Ligji”, të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresëNr.180, datë. 28.07.15, dhe dorëzuar në datën 28.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Financë”, me profile “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”; “Taksimi dhe Ligji”,të akreditohet me kusht.

ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”duhet ti paraqesë APAAL për tu shqyrtuar nga Këshilli i Akreditimit, brenda 1 viti plotësimin e kushteve sipas mangësive të mëposhtme:

1.      Raporti tepër i ulët i numrit të pedagogëve efektivë (17% përkundrejt 70% të standardit), numrit të pedagogëve me kontratë angazhuar në të tre profilet e programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë.
2.      Paqëndrueshmëri e personelit akademik efektiv edhe brenda të njëjtit vit akademik.
3.      Burime të kufizuara të periodikëve në mbështetje të të tre profileve të programit të studimit Master i Shkencave në Kontabilitet-Financë;
4.      Nevoja për zgjerimin e përdorimit fizik dhe online të bibliotekës në të dy kampuset;
5.      Mungesa e raporteve/analizave financiare të detajuara në funksion të programeve të studimit dhe garantimit të tyre.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 28.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.

Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:
1.Të shpall Vendimin e tij Nr. 67, datë 27.07.2015 për ” Akreditimin e programit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Financë”, me profile “Menaxhim Financiar”; “Kontabilitet”; “Taksimi dhe Ligji”, të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
2. Vendimi Nr. 67, datë 27.07.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË