VENDIM
Nr.69,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I PROFESIONAL NË“FINANCË KONTABILITET”, TËSHKOLLËSSË LARTË PRIVATE "LOGOS"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master Profesional “FinancëKontabilitet”,me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit:Master Profesional në“Financë Kontabilitet”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 335, datë 16.08.2013
d) Institucioni që e ofron:Shkolla e Lartë Private “LOGOS”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra
g) Kredite (ECTS): 90ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë tëplotë
i) Programi i studimit ofrohet: Shkolla e Lartë Private “LOGOS”
j) Emërtimi i diplomës: Diplomë Master Profesional në“Financë Kontabilitet”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në“Financë Kontabilitet”e Shkolla e Lartë Private “LOGOS”, i përmbush vetëm pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji.
Por Institucioni paraqet mangësitë si më poshtë për këtë program studimi:
a. Jo të gjitha njësitë akademike bazë të Fakultetit Ekonomik, përgjegjës për këtë program studimi janë në përputhje të plotë me standardet për numrin e personelit efektiv të tyre.
b. Institucioni nuk ka një njësi të organizuar në nivel Institucional për vlerësimin dhe sigurimin e brendshëm të cilësisë dhe veprimtari vlerësimi të herëpashershme dhe jo të vendosurambi baza të përhershme, duke mos garantuar cilësinë e programeve të studimit në vazhdimësi.
c. Informacioni që Institucioni ofron në faqen zyrtare të tij është i varfër dhe nuk përditësohet, duke krijuar një paqartësi për studentët e tij dhe palët e tjera të interesuara.
d. Paraqiten probleme tëeficencës të pajisjeve kompjuterike në funksion të studentëve, veçanërisht në mjediset e bibliotekës.
e. Stafi i brendshëm akademik ka një veprimtari kërkimore të kufizuar dhe nuk përfshihen nëprojekte kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe veprimtari botuese.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitivme kushte.
3. Shkolla e Lartë Private “LOGOS”duhet të plotësojë kushtet e mësipërme brenda 1 viti dhe ti paraqesë ato pranë APAAL për tu shqyrtuar nga KA.
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në“Financë Kontabilitet”me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.