Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 73 datë 23.04.2010 - Universiteti “Fan.S. Noli”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 73 datë 23.04.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Cikël i Ulët dhe Anglisht
2. DNP Biologji - Kimi
3. DNP Teknologji Informacioni
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Cikël i Ulët dhe Anglisht”, të kërkuar nga Filiali i Pogradecit; DNP në “Biologji - Kimi”, të kërkuara nga Fakulteti i Mësuesisë; DNP në “Teknologji Informacioni” të kërkuar nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Fan.S. Noli” Korçë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Cikël i Ulët dhe Anglisht”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që:
1. Në rregulloren e programit të studimit të përdoren kritere për nivelin e Gjuhës Angleze që duhet të zotërojnë studentët, pra që të mos jenë fillestarë.
2. Në emërtimin e diplomës të përfshihet Cikli i Mësimdhënies së Gjuhës Angleze vetëm në Ciklin Fillor.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Biologji - Kimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që të përmbushë kriteret bashkëngjitur këtij Vendimi.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Teknologji Informacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që të përmbushë kriteret bashkëngjitur këtij Vendimi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Cikël i Ulët dhe Anglisht” të hapet
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Biologji - Kimi” të hapet
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Teknologji Informacioni” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT